E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Përplasi me makinë dhe tërhoqi zvarrë studentet greke në Selanik, ngrihen 3 akuza zyrtare për 27-vjeçarin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar është bërë protagosnit. Mediat vendase bëjnë me dije se 21-vjeçarja, Emmanuela Kariorakis, e cila ishte studente u aksidentua me makinë nga shqiptari.

Automjeti i drejtuar prej tij ka tërhequr zvarrë studenten dhe e la të përgjakur ne mes të rrugës.

I riu ka qenë me shpejtësi të lartë dhe 21-vjeçarja nga plagët e marra ndërroi jetë 5 ditë pas ngjarjes, në një spital në Selanik.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nëntor të vitit të kalaur, por vetëm sot gjykata ka marrë vendimin për të dënuar shqiptrarin.

Ai akuzohet për: drejtimit të automjetit të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen, largimit nga vendi i aksidentit si pasojë e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen, dhe drejtimit të mjetit pa patentë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit