Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 49-vjeçarin me iniciale K. K., pasi pas një konflikti të çastit dyshohet se plagosi vëllanë e tij me thikë. Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve është kapur autori.
Ndërsa i plagosuri me iniciale A. C., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në banesë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.
46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al