E martë, 26 Nëntor, 2024

Saimir Tahiri reagon për herë të parë pasi la qelinë me kusht: Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë

Me një foto me sytë nga qielli, sikur i lutet një fuqie të mbinatyrshme, Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë pasi la qelinë me kusht.

Në një postim në mediat sociale, Tahiri shkruan se do vazhdojë të kërkojë drejtësinë dhe shton se tani ka mundësinë që të kërkojë të drejtën pa kursim.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes. Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa  kursim! Faleminderit pamase te gjithe!”, shkruan ish-ministri në mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit