Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës dhe propozon se si mund të ulen tensionet mes dy vendeve.
Senatori propozon që zgjidhja vjen nëse si hap i parë njësitet speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga veriu. Më tej ai kërkon që Serbia të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’iu dhënë fund protestave.
“Të bëhet caktimi i zgjedhjeve të reja; -të mundësohet qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë si dhe -të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe“, shton Murphy.
Për shkak të situatës së tensionuar në veri, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen.
Qëllimi i parë i vizitës është gjetja e zgjidhjes për të dalë nga situata aktuale e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog./btvnews.al