Banorët e fshatrave Shkallë e Xibër Murrize në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, kërkojnë të kenë hapsirë të sigurtë gjatë lëvizjes në këmbë në rrugën e Arbrit.
Banorët insistojnë tek siguria e fëmijëve të cilët udhëtojnë çdo ditë për tek shkolla e mesme e bashkuar në qendër të njësisë, në të njëjtën hapsirë me automjetet.
Sipas banorëve, fëmijët janë në rrezik pasi automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë dhe e kanë thuajse të pamundur shmangin. Një tjetër problem mbeten edhe nënkalimet e mbikalimet.
Duke qenë se rruga i ndan fshatrat dhe tokën bujqësore përmes, banorët shprehen se nuk kanë akses me kafshë ngarkese pa kaluar mbi rrugë.
Vazhdimisht banorët e këtyre dy fshatrave kanë kërkuar që para se të mbyllen përfundimisht punimet në rrugën e Arbrit, institucionet të marrin masa për kalimin e tyre të sigurtë, qoftë për nxënësit e qoftë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën./btvnews.al