E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – Fermerët i rikthehen punimit të tokës me kafshë

Vitet e fundit është rikthyer punimi i tokës me kafshë, kjo e ndikuar nga çmimet e larta të punimit me mjete të tjera si zetori.

Një fermet nga fshati Shkallë i Njësisë Administrative Zibër në Klos, është një nga ata që punon tokat e bashkëfshatarëve kundrejt pagesës.

Ai tregon se këtë punë e bën prej 20 vitesh, por pak vite më parë puna e tij po zhdukej sepse fermerët zgjidhnin që tokat t’i punon me zetor.

Por me rritjen e çmimit të naftës, detyroi fermerët që t’i ktheheshin punimit të tokës me kafshë. Sipas tij kostoja e punimit të tokës me kalë është sa gjysma e kostos së punës me zetor./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit