Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar përdoruesit e celularëve inteligjentë që të tregojnë kujdes pasi sipas tij kompanitë prodhuese të tyre janë duke bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të vendeve përkatëse.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zbuluar një operacion të inteligjencës amerikane që përdorte një program virusi në pajisjet “Apple”.
Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov, duke komentuar situatën për mediat, theksoi se të gjithë punonjësve të Shtabit Presidencial u ndalohet përdorimi i iPhone për qëllime zyrtare./btvnews.al