E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Kujdes mos e tradhtoni atë që keni në krah”, mësoni parashikimin e horoskopit për sot

Dashi- Do luani shumë me ndjenjat e atij që keni në krah sot dhe kjo pa e kuptuar se më shumë dëm do i bëni vetes suaj. Durimi i tij e ka një kufi dhe vendimet që ai mund të marrë do jenë të dhimbshme.

Demi- Ndikimi i yjeve do jetë më pozitiv sesa ju mendonit për jetën në çift. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe nuk do hidhni asnjë hap pa u këshilluar më parë të dy.

Binjakët- Lidhja juaj në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Të dy do toleroni më tepër se më parë dhe do i zgjidhni me qetësi problemet që mund t’iu dalin. Beqarët do kenë shume sukses në dashuri.

Gaforrja- Jeta sentimentale e çifteve do ketë goxha përmirësime gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj dhe do keni mundësi të flisni hapur me të. Beqarët do pëlqejnë së tepërmi të afërmin e një mikut të tyre të ngushtë.

Luani- Ditë konfliktuale kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do tregohet shumë i/e rreptë dhe ju nga ana tjetër nuk do duroni dot asnjë kritikë të tij. Kujdes sepse në disa momente situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha- Pasi keni shpenzuar shumë kohë dhe mund për të vendosur harmoninë në jetën tuaj në çift, sot do merrni shpërblimin e merituar. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme.

Peshorja- Marrëdhënia me partnerin/en do bazohet tek mirëqenia dhe mirëkuptimi gjatë kësaj dite. Do dini të tregoheni të duruar dhe ta kuptoni për gjithçka atë që keni në krah.

Akrepi- Duhet ta toleroni më tepër atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe jo të tregoheni kokëfortë për gjithçka. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do vazhdoje rrugën e duhur.

Shigjetari- Ndikimi i Venusit në jetën sentimentale të çifteve do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ai nuk do iu lejojë të joshni dikë tjetër që nuk është partneri/ja dhe do iu nxitë të tregoheni besnikë.

Bricjapi- Kujdes mos e tradhtoni atë që keni në krah gjatë kësaj dite sepse do shkatërroni gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Të shembësh gjithçka është e thjeshtë, por të rindërtosh është dyfish e vështirë.

Ujori- Edhe nëse kohët e fundit keni kaluar disa vështirësi në jetën tuaj në çift, atmosfera sot nuk do jetë e ftohtë. Përkundrazi do flisni hapur me partnerin/en dhe do zgjidhni çdo problem.

Peshqit- Do e ndani këtë ditë ndërmjet partnerit/es dhe familjarëve tuaj të dashur. Ai që keni në krah do tregohet i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet me ju. Nëse jeni beqarë, do luani rolin e personit joshës dhe sensualë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit