Një fshat i populluar, por krejtësisht i qetë! I tillë është Dadkhai, një fshat i largët në Indi. Arsyeja pas kësaj qetësie, është vërtet e trishtë. .
Me rreth 300 familje, Dadkhai njihet si “fshati i heshtur”, pasi ka një përqindje shumë të lartë të njerëzve shurdhë memecë.
Kryetari i fshatit Choudhary Mohammad Hanief i cili është ndër të paktët që flet dhe dëgjon, u shpreh për mediat e huaja se: Çdo familje goditet nga ky mallkim! I kërkova qeverisë një shkollë për këta fëmijë, por lutjet tona ranë në vesh të shurdhër. Këta njerëz janë mbajtur larg arsimit bazë.
Për dekada të tëra, shkaku për këtë situatë ishte një mister. Por shkencëtarët dyshuan fuqishëm se ekzistonte një lidhje gjenetike.
Sipas Sunil Kumar Raina, një neurolog indian që udhëhoqi hetimin e ICMR-së në vitin 2014, fshati përbëhet kryesisht nga Gujjars, një komunitet nomad etnik i përhapur në të gjithë Indinë, Pakistanin dhe Afganistanin.
Testet e tij gjenetike zbuluan se ky mutacion shkakton mungesën e një proteine të quajtur otoferlin, e cila çon në humbje të dëgjimit./btvnews.al