E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Rama tjetër reagim për situatën në veri: Kosova dhe Serbia të gjejnë zgjidhje para se të ndëshkohen nga BE

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin konfliktin mes tyre dhe të zbatojnë kërkesat e BE-së, përpara se Brukseli të ndërmarra masa drastike ndaj tyre.

Rama në mediat sociale shkruan se është absurd fakti që në veri të Kosovës policia ruan ndërtesat boshe.

“BE nuk mund të ishte më e qartë. Vazhdimi i këtij absurdi pa plan duke vendosur policinë që të ruajë ndërtesat boshe ku kryetarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, e nga ana tjetër vendosja e ushtrisë në kufirin e një vendin tjetër, nuk mund të më pak europiane dhe më vetëshkaktuese e situatës.

Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike ta zgjidhin konfliktin përpara se BE të marrë masa të forta ndaj tyre. Duhet të veprojnë shpejt dhe duhet të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së nënkupton kthim në normalitet si shtet europiane”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, duke shpërndarë kërkesën e përfaqësuesit të lartë të BE Josep Borrell i cili bën thirrje për zgjedhje të reja sa më parë në 4 komunat në veri të Kosovës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit