Skuadra e KS Korabit dhe dy lojtarë janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Disiplina sqaron se Korabi është ndëshkuar për shkak se tifozët kanë hedhur sende në fushë dhe për këtë do të duhen të paguajnë 25 mijë Lekë të rinj.
Ndërsa futbollist Antonio Tanushi është ndëshkuar me 3 ndeshje pezullim, e Henry Marku me dy, pasi sipas Disiplinës kanë bërë sjellje josportive ndaj kundërshtarit.
“KS Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i KS Korabi, Antonio Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të nenit 47/1/d dhe 52/1 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KS Korabi, Henry Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet“. sqarohet një njoftim.
Këto ndëshkime vijnë pas ndeshjes së play off me Flamurtarin, ku në fund të saj pasi trazira mes skuadrave./btvnews.al