Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar nga autoritetet belge në zonën e Souvret.
Sipas mediave vendase ai ra në prangat e policisë pasi u kap në një shtëpi që e kishte kthyer në laborator për rritjen e kanabisit. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1000 rrënjë kanabisi brenda banesës ku jetonte shqiptari.
Sipas mediave belge bimët ishin ndarë në 3 dhoma, ku në total u gjetën 963 rrënjë për të cilat kujdesej i riu shqiptar.
Para gjykatës i riu pranoi rolin e tij si përgjegjës në rritjen e bimëve të kanabisit për llogari të personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të strukturuar kriminale./btvnews.al