E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Drejt zhdukjes zanatet e zejtarisë, si po humbet dita-ditës tradita

Zanati i kovaçit ka ardhur në zhdukjen në dekadat e fundit e kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë në të gjithë botën.

Ndryshe nga para viteve 90-të, tashmë në vendin tonë futen mjete bujqësore të prodhuara nga fabrikat, por shumë banorë aty ku ka ende, përdorin kovaçët për të prodhuar veglat e punët.

Një ndër familjet që e mban gjallë ende këtë zanat është edhe ajo Caka nga fshati Homesh i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Kryefamiljari Kujtim Caka thotë se me këtë zanat ka mbajtur familjen e tij me të ardhura ekonomike.

Por vitet e fundit, puna ka rënë dhe se banorët e fshatrave nuk kanë më mundësi ekonomike si më parë. Sipas Kujtimit, ashtu siç ndodh në dyqane ushqimoresh edhe ai ka një listë borxhesh.Ashtu siç ai e ka trashëguar si zanat nga të parët, Kujtimi dëshiron tja lërë edhe ai fëmijëve.

Edhe djali i Kujtimit, Klodiani punon në kovaçhane. Ai shpreson që puna të rikthehet pasi vitet e fundit ka rënë ndjeshëm për shkak të largimit masiv të banorëve jashtë vendit.Ky zanat është ndër më të vjetrit, por që fatkeqëisht po shkon drejt zhdukjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit