E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Probleme me ujin e pijshëm në fshatin Gjoricë, çfarë dyshohet deri tani

Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi.

 

Burime nga bluzat e bardha pranë kësaj qendre shëndetësore thone se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta me te vjella e diarre.

Sipas të njëjtave burimeve, janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm ne rrjetin e ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë ka marrë mostrat e ujit për ti bërë analizat, ku nga analizat eshte rezultuar se uji është i ndotur.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit