E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vriter 20-vjeçari shqiptar në Itali, i dyshuari kryesor është vëllai i tij

Një 20-vjeçar shqiptar u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e së premtes në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai qëllua pranë banesës së tij.

Kanë qenë fqinjët që lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti të riun shqiptar në gjendje të rëndë.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është vëllai i viktimës 18 vjeç. Ai u ngujua në banesë për disa orë duke mos pranuar të hapte derën.

I riu ka thënë se vëllai i tij u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante prej pak kohësh me vete./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit