Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri vetëm 9-vjeçar ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bërxullë.
Policia njofton se ka vënë në pranga shoferët e dy makinave që shkaktuar aksidentin, që i mori jetën 9-vjeçarit i cili po qëndronte jashtë një lokali.
Drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, i identifikuar si shtetasi Naim Allmeta, 63 vjeç, raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Shoferi tjetër është identifikuar si shtetasi E.Hajdini.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.
Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.