Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Mat. Një automjet me dy turistë francezë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 100 metra në greminë. Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.
Kanë qenë banorët e fshatit Xibër që kanë pikasur një makinë të dalë nga rruga dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e Klosit. Banorët e fshatit kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistëve dhe i kanë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Kjo është ngjarja e radhës me turistët e huaj në Shqipëri që kanë vdekur, apo janë plagosur, në javët e fundit.