Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë.
Policia bën medije se shtetasi I.H 70-vjeç ka aksidentuar një shtetase dhe për pasojë është dërguar në spitalin e Traumës.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorise Dibër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Aksidentoi një këmbësore, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.
Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, shtetasi I.H., 70 vjeç, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasen S.T., këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasit I.H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /btvnews.al