Kryeministri Edi Rama është shpallur qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, një qytezë e banuar nga arbëreshët.
Në ceremoninë e zhvilluar sot, kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës.
Kryeministri Rama, pasi mori titullin “Qytetar Nderi”, nënvizoi rëndësinë e formimit më tej të lidhjeve vëllazërore me arbëreshët e Italisë.
Ai u ndal në veçanti në nevojën për zbatimin në Itali të ligjit për gjuhët e minoriteteve.
“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë.”- u shpreh Kryeministri, teksa drejtoi një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale.
Në vizitën zhvilluar në krahinën e Kalabrisë, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiakët e sapo zgjedhur të Durrësit, Vlorës dhe Shkodrës.