Raste të reja të helmimit janë raportuar edhe gjatë ditës së sotme ne Gjorice.
Prej tre ditesh mbi 40 përsona të fshatit Gjoricë ne Bashkine e Bulqizes, janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi te cilet pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë larguar per në banesat e tyre.
Mjeku i qendres shendetesore Rizvan Kazani ne Gjorice Telmond Veliu shprehet se prej tre ditësh ka patur raste me helmime dhe në bazë të analizave ka rezultuar se helmimi ka ardhë nga uji i pishem i cili ka patur kintaminime.
Mjeku Viliu shprehet se jan të gjitha grup moshat të prekur nga hemimi.
Në lidhje me incidentin, Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.
Pritet që shkakun e vërtetë të helmimit ta zbulojnë analizat, të cilat do të konfirmojnë që helmimet janë nga uji apo nga ndonjë virus./btvnews.al