E diel, 24 Nëntor, 2024

“Më rrezikohet jeta”, Lefter Alla kërkon zbutjen e masës së sigurisë por ja çfarë vendosi GJKKO

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, kërkoi sërish lirimin nga qelia dhe vendojsen nga gjykata e një mase më të butë për të.

Alla në kërkesën që i kishte drejtuar gjykatës, deklaronte vuan nga probleme shëndetësore dhe në burg i rrezikohet jeta.

Në seancë është paraqitur nga ekspertët akti i ekspertimit, të cilët kanë deklaruar se Alla ka probleme shëndetësore dhe qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për të.

Por edhe Alla depozitoi prova, sërish gjykata vendosi ta lërë në burg dhe do të shprehet në 12 Qershor për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit