Policia e Shteti ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes në fshatin Gjoricë, ku si pasojë e helmimit të ujit të pijshëm rreth 40 banorë u shtruan në qendrën shëndetësore të fshatit me sintoma helmimi.
Shkak për helmimin e banorëve të këtij fshati është bërë ndërhyrja e paligjshme në rrjet nga ana e shtetasit Kadri Muca, ky shtetas ka ndërhyrë në tubacionin e fshatit për të montuar një tubë plastik, cfarë ka bërë që ujrat e zeza të bashokohen me ujrat e bardha.
64-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë!
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se:
Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Kadri Muça, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.
Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al