Kryeministri i vendit Edi Rama vijon me takimet e tij falenderuese në të gjitha qytetet ku Partia Socialiste mori fitoren më 14 Maj.
Sot u ndal në Fier dhe nga ky qytet foli sërish për Kadastrën dhe tha se brenda Qershorit do të publikohet plani për transformimin e këtij institucioni.
“Njerëzit na kanë dhënë një kredi të lartë, me interesa shumë të larta, që duhet ta kthejmë në rezultate konkrete investimi, duhet ta përmbysim totalisht rendin që mbizotëron te Kadastra.
Duhet t’i mbyllim dyert e Kadastrave, shumë shpejt do ta bëjmë këtë gjë, mjafton që qytetarët ta bëjnë aplikimin online dhe ta marrin online shërbimin që kërkojnë, pa pasur nevojë të takojnë njeri.
Besoj që brenda Qershorit ne do ta bëjmë dhe prezantimin e këtij transformimi. Duhet të transformojmë edhe shumë gjëra të tjera. Pika e parë e programit duhet të jetë njerëzillëku“, tha ndër të tjera Rama./btvnews.al