E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U kap nga pronarët brenda banesës duke vjedhur dhe u hodh nga tarraca për t’u arratisur, shqiptaribie mbi një makinë të parkuar dhe…

Një 30-vjeçar në Itali është arrestuar nga policia pasi është kapur duke vjedhur një banesë. 30-vjeçari mendonte se banesa ishte bosh, ndaj shkoi për ta vjedhur, por papritur pronarët u kthyen dhe e pikasën brenda pronës së tyre.

Shqiptari i papërgatitur nga kjo situatë dhe me sendet e vjedhura në duar nuk kishte asnjë mundësi të largohej, por vetëm të hidhej nga tarraca.

Ai vendosi që të hidhej nga tarraca dhe ra sipër një makine të parkuar, duke i thyer xhamin nga përplasja. Por pavarësisht kësaj, ia doli të ngrihej në këmbë dhe të ikte me vrap.

Por arratia zgjati disa minuta pasi karabinierët në Trieste mundën ta identifikojnë dhe ndalojnë duke e arrestuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit