E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Hetimet e thelluara zbulojnë shkakun e ndotjes së ujit të pijshëm në Gjoricë

Pas tri ditësh është gjetur shkaku i helmimit të banorëve të Njësisë Administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë ligjore e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari Kadri Muça, administrator i një HEC-i privat në fshatin Tuçep që ndodhet mbi fshatin Gjoricë, uji i pijshëm i fshatit Gjoricë, është përzier me ujërat e zeza dhe kjo ka shkaktuar helmimin nga uji të dhjetra banorëve që prej tri ditësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për 64 vjeçarin Kadri Muça, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.Që prej së shtunës dhjetra banorë të Gjoricës përfunduan duke kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të kësaj njësie, atë të Shupenzës dhe spitalin e Bulqizës pasi kishin të vjella dhe diarre, si rezultat i konsumimit të ujit të ujësjellësit.

Per rastin gazetari yne Enver Doci i mori edhe nje prononcim drejtorit te njesise vendore te kujdesit shendetesor Hasan Koleci i cili sqaron edhe masat qe jane marre rreth kesaj ngjarje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit