E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Arrestimi i Vangjush Dakos, Lulzim Basha nga takimi me të rinjtë në Elbasan: Personazh famëkeq i korrupsionit dhe lidhjes me krimin

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike në Elbasan, nga ku ka komentuar edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ditën e djeshme.

Basha deklaroi se Dako nuk duhet të ketë fat të  njëjtë si me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që doli nga burgu vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Ai shtoi se shpreson shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin, teksa e cilësoi Dakon si “simbol të blerjes së votës”.

Është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Tahirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjykatën e Lartë, anëtarësinë në një organizate kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi Shqipërinë më drogë.

Por edhe rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.

Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Të një simboli të blerjes së votës, si e keqja më e madhe që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek vota dhe në veçanti të rinisë tek demokracia, tek zgjedhjet“, tha ndër të tjera Basha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit