Në orën 21:00 në Prangë do të nisë sfida e fundit e vitit të dytë të kompeticionit më të ri në Ervropë, Conference League. Në finalen e këtij sezoni do të jenë Fiorentina dhe West Ham, një përballje italo-angeleze.
Të dy trajnerët ëndërrojnë këtë trofe, pas një sezoni të mundimshëm dhe kërkojnë të përsërisin suksesin e disa viteve më parë, kur kanë arritur që të ngrenë një trofe kontinental.
Fiorentina ngriti Kupën e Kupave 62 vite më parë, ndërsa West Ham përveç këtij titulli në 1965 ka edhe Kupën Intertoto në 1999.
Kujtojmë se finalja e Coference League vitin e kaluar u luajt në Tiranë, ku triumfoi Roma përballë Fyenord./btvnews.al