Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet për dhunë dhe përndjekje ndaj ish-gruas së tij.
Ngjarja është regjistruar në Benevento. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, i njohur nga policia e zonës për të njëjtat probleme, është arrestuar, ndërsa më pas është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ me vendim gjykate.
Ndaj të dyshuarit u mblodhën indikacione të rënda fajësie në lidhje me krimet e përndjekjes dhe dëmtimeve të rënda personale, të kryera ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu me origjinë nga Shqipëria.