E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Dhuna nuk është zgjidhja, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu

Presidenti Bajram Begaj komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun estonez, Begaj tha se që prej nisjes së incidenteve e deri më tani ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë.

Presidenti tha se ka komunikuar dhe komandantin e KFOR dhe presidentë të tjerë të rajonit dhe kërkon që zgjidhja të vijë me negociata.

“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe me presidentët rajonalë.

Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm.

Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, tha ndër të tjera Begaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit