E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Tregu i Shupenzës bosh, tregtarët zgjedhin rrugën për të shitur

Për ndërtimin e tregut bujqësor në Shupenzë të Bulqizës janë investuar qindra million lekë në mënyrë që të gjithë fermerët e zonës por jo vetëm, të kenë kushte bashkëkohore për shitjen e prodhimeve.

Por aktualisht ky treg është i papërdorshëm pasi produktet vijojnë të shiten në rrugë e jo brenda ambjenteve të tregut. Në vëzhgimin e fundit të bërë në këtë treg, duket qartë që asnjë tregtarë nuk është vendosur brenda tregut, duke e lënë atë totalisht të boshatisur.

Për banorët që shkojnë të blejnë produkte aty, kjo situatë është e papranueshme pasi shitja e produkteve jashtë kushteve higjenosanitare ndikon direkt në shëndetësin e tyre. Gani Tomja thotë se Bashkia duhet të mos lejojë shitjen e produkteve në ambjet të hapur mes pluhurit dhe temperaturave të larta.

Inagurimi i tregut Bujqësor në Shupenzë është bërë në fund të muajit Tetor të vitit të kaluar, ndërsa u frekuentua vetëm një javë e më pas shërbeu për depozitim të barërave apo materialeve të tjera nga banorë që jetojnë përreth./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit