Kompania gjigande e teknologjisë ka gati një ndryshim që mund të quhet risi. Tashmë përditësimi më i ri nga WhatsApp do t’i japë fund nevojës për të shkëmbyer fotot me AirDrop, aplikacion i Iphone.
Platforma e mesazheve, po punon mbi një zgjidhje që fotot që iu dërgoni kontakteve të ruajnë cilësinë e tyre. “Ky opsion sigurisht që përmirëson eksperiencën e përdoruesit teksa dërgon imazhe dhe aktualisht është i përdorshëm nga disa testues beta”, sqarohet nga ekspertët.
whaT
Deri tani mësohet se mund të zgjidhet cilësia që doni të dërgoni fotot dhe opsioni shfaqet vetëm për imazhet me përmasa të mëdha.
Aktualisht, WhatsApp redukton me 70% cilësinë e fotove që një përdorues dërgon./btvnews.al