E premte, 29 Nëntor, 2024

Dibër: Trasportonin lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen penalisht 4 shtetas.

Ditën e sotme janë proceduar 4 persona pasi trasportonin lëndë drusore ilegalisht.

Policia bën medije se shtetasit L.L., 23 vjeç; A.K., 25 vjeç; J.M., 38 vjeç, banues në Dibër, si dhe M.S., 41 vjeç, banues në Bulqizë po trasportonin lëndë drusore te prerë në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër/Intensifikim kontrollesh në të gjithë territorin, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen penalisht 4 shtetas.

Sekuestrohen sasitë e lëndës drusore dhe automjetet me të cilat po i transportonin ato.

Në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, kanë goditur katër raste në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit :

L.L., 23 vjeç; A.K., 25 vjeç; J.M., 38 vjeç, banues në Dibër, si dhe M.S., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Këta shtetas në vende të ndryshme, janë konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin.

Lënda drusore, së bashku me automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit