Lionel Messi ka zyrtarizuar kalimin në SHBA, tek Inter Miami. Ende pa zbritur në fushë impakti i yllit argjentinas është i madh.
Përveç shtimin të fansave në faqen zyrtare të skuadrës në Instagram dhe vëmendjes mediatike që ka marrë, ‘pleshti’ po ndikon dhe tek biletat.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, çmimi i biletës për ndeshjen që deri tani përplitet se do të debutojë Messi është shumëfishuar.
Më konkretisht, çmimi i biletës për ndeshjen e Inter Miami kundër Cruz Azul më 21 Korrik është rritur… 16 herë. Të martën biletat shiteshin 29 Dollarë, e ndërsa tashmë kanë arritur deri në 521 Dollarë.
Ndeshja në të cilën Messi pritet të veshë për herë të parë fanellën e Inter Miami ka një biletë më të shtrenjtë se ndeshja e tretë e finales së NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets!/btvnews.al