E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Në pushtet fryheni si gjela”, Noka për Vangjush Dakon: Dilte blinte vota në fushatë, por e shiti babloku

Deputeti Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë Rama si edhe ministrin Ulsi Manja sa ka shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 Majit me vendet e punës.

Noka theksoi se sa janë në pushtet bëjnë si të fortë, ndërsa theksoi se krimet elektorale nuk do të harrohen. Ai përmendi dhe Vangjush Dakon dhe tha se e ka shitur Rama, ndaj është në burg.

E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa.

Edhe 5 personalite te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma.

Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja“, tha Noka./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit