Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, se ka gati një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Lila, në një reagim ka konfirmuar se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për draft-statutin e parashtruar nga qeveria shqiptare presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
“Ne skemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime.
Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version kesh dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garancë bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian.
Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë”- tha shefja e grupit parlamentar të LLV./btvnews.al