E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shfuqizimi i Bordit të Transparencës, Konfindustria rendit arsyet: Nuk do të sjellë ulje të çmimeve, situata mund të përkeqësohet

Konfindustria ka reaguar pasi Ministria e Financave vendosi shfuqizimit të Bordit të Trasparencës, me një vendim qeverie të mërkurën (7 qershor).

Konfindustria vlerëson se ky vendim, jo vetë që s’do sjellë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, por përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.

Ndërsa ka renditur arsyet duke thënë se kjo vjen nga mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Konfindustria ka ripërsëritur kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Trasparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të cmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.

Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Mungesë e qartë e standarteve të konkurencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregëtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregëtisë me shumicë të karburanteve.

Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon. Tregu strategjik i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. P.sh në Maqedoninë e Veriut, ku fuksionon agjensia rregullatore e karburanteve, cmimi i naftës është 124 lekë/litër, ndërkohë që në Shqipëri është 176 lekë/litër d.m.th mbi 15-20 lekë/litër më shtrenjë, marrë parasysh edhe ngarkesën fiskale. Kostot në tregun shqiptar rriten edhe më shumë nga standartet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e shitjes me pakicë.

Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit