E premte, 22 Nëntor, 2024

Shpërthimi i digës në Ukrainë, 600 km2 nën ujë

Këto janë imazhet satelitore që tregojnë përmasat e vërteta të përmbytjeve të shkaktuara nga granatimi i digës gjigante Kak-hovka në Ukrainë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se rreth 600 kilometra katror toke është nën ujë, i cili në zona të caktuara ka arritur nivelin mbi 5 metra.

Qindra shtëpi, ndërtesa dhe infrastrukturë përgjatë lumit Dnipro tashmë nuk ekzistojnë më, pasi janë marrë përpara nga rrjedha e ujit.

Fshati Korsunka në rajonin Kherson të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia u zhyt plotësisht.

Në shumë zona vijojnë evakuimet të personave të cilët për t’i shpëtuar përmbytjeve u ngjitën në majat e çative ose nëpër pemë.

Ushtria ukrainase ka vijuar nëpërmjet barkave të shpërndajë ushqime për personat që kanë vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndonëse e qëndrueshme, situata konsiderohet e rrezikshme edhe në centralin bërthamor të Zaporizhias, i cili përdorte pikërisht ujin e këtij hidrocentrali për ftohje.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky nuk i kurseu kritikat ndaj ndërkombëtarëve të cilëve u bëri thirrje për ndqërhyrje emergjente në operacione shpëtimi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit