Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.
Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.
Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.
“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana. Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritët të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar./btvnews.al