E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Edhe Vuçiç kundër Ramës: S’ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipit menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Ramës, i cili tha se ka gati një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit