Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është transferuar në paraburgimin e Durrësit, pasi GJKKO dha masën e sigruisë “arrest me burg” ndaj tij.
Vangjush Dako raportohet se është vendosur në qeli me ish-deputetin e PS-së, Alqi Ballko.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatës kohës kur ishte kryetar bashkie.
Ndërkohë Alqi Ballko akuzohet se i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ndaj tij, SPAK ka kërkuar katër vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi shkon në 2.8 vite burg.
Gjithashtu në paraburgimin e Durrësit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe nga gjykimi i shkurtuar dënimi shkon në 6.8 vite burg nëse dënohet.