E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shpëtoi një 4-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej në pishinë, infermierja shqiptare kthehet në ‘heroinë’ në Zvicër

Një 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.

E reja, Nazlie Selimaj ka ndërhyrë menjëherë pasi ka parë fëmijën 4-vjeçar i cili ndodhej pa ndjenja në pishinë dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë.

E reja ka treguar për mediat e huaja se kishte shkuar me familjen e saj për të pushuar në një prej pishinave në Aargau, Zvicër ku Selimaj, 34-vjeçarja jeton prej kohësh.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë, duke shijuar akulloret kur bashkëshorti im pa një burrë duke vrapuar për të nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krah”, thotë 34-vjeçarja për gazetën Blick.

“I kam shpëtuar jetën një afgani katërvjeçar, djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”, shtoi ajo.

Ndër të tjera ka treguar se ka vrapuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë vogëlushit.

“E kapa djalin nga pas nën sqetull dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. E shtriva në tokë, pasi nuk po i gjeja pulsin dhe fillova t’i masazhoj zemrën me njërën dorë”.

Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte dhe ia doli që të shpëtonte vogëlushin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit