Aksi rrugor nga rreth-rrotullimi deri tek ura e fshatit Fshat, vijon të degradohet. Ky segment rrugor u ndërtua si rrugë lidhëse mes asaj të Arbrit dhe aksit nacionale Klos – Bulqizë.
Por siduket hapja e segmentit të ri për dibrën e Bulqizën nëpërmjet urës së Vashës dhe aksit nga Plani i Bardhë e ka nxjerrë aksin tjetër jashtë loje. Ky segment rruge është ndërtuar nga kompania që po ndërton rrugën e Arbrit pasi është pjesë e të njëjtit projekt.
Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen se gjendja e rrugës është e pajustifikueshme dhe se institucionet duhet të ndërhyjnë, deri tek SPAK. Edhe të huajt që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këtë rrugë ndjehen të befasuar nga gjendja e saj.
“Eshte hera e pare qe kaloj ne kete rruge dhe jam i surprizuar nga gjendja e saj. Gropat ne kete rruge jan te tmerrshme,sidomos per makinat e vogla.Kjo pjesa ketu eshte shume e keqe“.
Rruga nga rreth-rrotullimi deri tek Ura e fshatit Fshat është ndërtuar si arterie lidhëse e rrugës së Arbrit me rrugën e vjetër, por që gjendja e saj është kjo që shihet në pamje./btvnews.al