Lokali i Noizyt në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë natës dhe është djegur tërësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. (Babai i Noizyt)
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia./btvnews.al