Një Dj nga San Diego, i cili ka kaluar jetën e tij duke u përpjekur të vizitojë çdo vend të botës, ka vendosur që të krijojë shtetin e tij.
Arsyeja e këtij vendimi është mungesa e shteteve të tjera për të vizituar. Mediat e huaja raportojnë se ky DJ, në momentin kur mbeti me vetëm një vend të njohur nga OKB-ja si alternativë për ta vizituar, vendosi të blinte një ngastër toke prej 11,07 hektarësh, për ta shpallur shtetin e tij.
“Më mbaruan vendet për të vizituar, kështu që krijova shtetin tim”, tha Randy Williams në një intervistë për CNN.
Tokën e thatë e të zbrazët në shkretëtirën e Kalifornisë, ai e ka pagëzuar si Slowjamastan dhe ka shpallur veten sulltan të këtij shtetit.
I veshur me kostumin e tij më të mirë dhe syzet e diellit, sulltani i Slowjamastan shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në orën 12:26, më 1 dhjetor 2021, ndërsa transmetoi live këtë moment nga “zyra e qeverisë së tij”, në ajër të hapur në Dublândia, kryeqyteti i Republikës së Slowjamastan.
Dy vjet më vonë kur si sulltan ka prodhuar dhjetëra ligje të çuditshme, Republika ka njoftuar lëshimin e pasaportave të veta, flamurin dhe monedhat e printuara, ndërsa nuk mungon as një himn kombëtar që luhet në raste të veçanta./btvnews.al