Një vullkan në një zonë me popullsi të dendur në Itali mund të shpërthejë për herë të parë pas 485 vjetësh. Ky paralajmërim i fortë është dhënë nga shkencëtarët, të cilët kërkojnë vëmendje të shtuar nga autoritetet.
Është fjala për vullkanin “Campi Flegrei”, i cili ndodhet 14,5 kilometra nga Napoli, në jug të Italisë, i cili ka shpërthyer për herë të fundit në vitin e largët 1538.
Nëse do të shpërthente, ky vullkan krahasohet të jetë i ngjashëm me madhësinë e shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili shkatërroi qytetet Pompeit dhe Herculaneum.
Studimi është kryer nga ekspertë të Institutit Kombëtar të Kërkimit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV) dhe University College London (UCL).
Campi Flegrei, konsiderohet si supervullkan për potencialin e tij pasi mund të shkaktojë një shpërthim me magnitudë rreth 8 ballë./btvnews.al