Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të varroset me nderime shtetërore. mediat italiane kanë mësuar detaje nga përgatitjen për ceremoninë mortore të politikanit që bëri revolucion në Itali.
Mësohet se ceremonia mortore do të bëhet në Katedralen e Milanos të mërkurën në orën 14:00. Sipas agjencisë ANSA, trupin i të ndjerit do të transferohet në vilën në San Martino në Arcoro, në veri të Milanos, aty ku do të mbahen dhe homazhet.
Berlusconi vdiq sot në Spitalin San Raffaele të Milanos në moshën 86-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital tre ditë më parë për një ekzaminim të paracaktuar në lidhje me leuceminë kronike.
Silvio Berlusconi ishte kryeministri italian më jetëgjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi drejtoi vendin për nëntë vjet në total: midis 1994 dhe 1995, 2001 dhe 2006 dhe nga 2008 deri në 2011, kur dha dorëheqjen për herë të fundit./btvnews.al