Bëhet fjalë për një shumë prej 25 070 paundësh, të cilat ishin fshehur në automjet tip “Audi Q7”, ndërsa nisi procedimi penal për një çift bashkëshortësh, shtetasi me inicialet E.P., dhe shtetasja me inicialet B.S.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Fshehën në automjet, 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy shtetas (bashkëshortë).

Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore Bllatë, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin E.P.

foto galeri

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e Policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al