Komentet e nënës së Rita Orës në Instagramin e saj marrin gjithnjë vëmendje. Jo vetëm se janë me nota humori, por edhe sepse në pjesën më të madhe janë në gjuhën shqipe.
Rita ka publikuar së fundmi disa foto nga një performancë në Sydney ku shkëlqen më një fustan të kuq transparent me dantellë.
Mirëpo, nëna e saj e ka gjithë vëmendje te pesha që ajo ka humbur. Këngëtarja kohët e fundit është përfolur shumë për faktin që ka humbur goxha kilogramë.
Dhe Vera i sugjeron të hajë ‘pite’, ushqimin tradicional shqiptar. “Një pite të duhet se ligsht”- shkruan ajo me humor teksa ende nuk ka marrë një përgjigje nga Rita. /btvnews.al