E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Qeveria e Holandës merr vendimin: Kremi i diellit do të jetë falas për të gjithë, për të parandaluar kancerin e lëkurës

Mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit do të jetë falas për të gjithë këtë verë në Holandë. Ky është vendimi i autoriteteve, si një përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të kancerit të lëkurës në vend.

Sipas mediave ndërkombëtare, kremi kundër diellit do të jetë i disponueshëm në shkolla dhe universitete, festivale, parqe, ambiente sportive dhe hapësira të hapura publike në të gjithë vendin.

Autoritetet holandeze kanë raportuar një rritje rekord të rasteve të kancerit të lëkurës në vitet e fundit, ndaj dhe u mor ky vendim.

Për më tepër, në të gjithë Evropën, shkalla e kancerit të lëkurës është rritur gjatë dy dekadave të fundit.

Kremi kundër diellit është vërtetuar se është mbrojtja më e mirë kundër kancerit dhe fëmijët duhet ta kenë zakon ta vendosin atë që në moshë të hershme në mënyrë që të bëhet një zakon si larja e dhëmbëve, thonë autoritetet në Holandë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit