E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“S’ka arsye për të pranuar kërkesat për azil”, deputetët britanikë raport për emigrantët shqiptarë: Nuk paraqesin prova se janë në rrezik

Një grup deputetësh britanikë që janë pjesë e Komisionit të Punëve të Brendshme në Parlament, kanë hartuar një raport lidhur me emigratët e paligjshëm, ku një pjesë janë dhe nga Shqipëria.

Sipas këtij raporti, emigrantët shqiptarë në Britani nuk kishin gjasa të kishin nevojë për azil dhe ka pak prova që ata të jenë në rrezik në vendin e tyre. Sipas deputetëve, shqiptarëve nuk duhet t’u jepet azil në mënyrë rutinore, pasi kërkesat nuk i kanë të bazuara.

Ky rekomandim, vjen në një kohë kur një total prej 51% të kërkesave për azil nga shqiptarët u pranuan fillimisht në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Komiteti vendosi të shqyrtojë fluksin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rritjes së madhe të shifrave vitin e kaluar. Në vitin 2022, më shumë se një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan Kanalin me varka të vogla shkuan nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

Në harkun kohor të një viti numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe me këtë rrugë ishte rritur nga 800 në 12 301 kërkesa. Arsyet për rritjen e madhe janë të paqarta dhe numrat kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit